Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
PENZA KAMPIONE E KOSOVËS, MBRON TITULLIN E FITUAR VITIN E KALUAR – AsistiOnline
Basketboll

PENZA KAMPIONE E KOSOVËS, MBRON TITULLIN E FITUAR VITIN E KALUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza është kampione e Kosovës te Superliga e Femrave për edicionin 2021/22.

Vashat pejane mposhtën sonte në ”Karagaç” ekipin e KBF Prishtinës me epilogun përfundimtar 79-62.

Ndeshja e sontme ishte tepër interesante, ashtu edhe sikurse e tërë seria me Penzën që e fitoi çerekun e parë 21-18, derisa i dyti takoi Prishtinës 14-19 e mysafiret shkuan në pushim me avantazhin e ngushtë 35-37.

Në pjesën e dytë, Penza dallimin kryesor e bëri në periodën e tretë (25-5) dhe praktikisht këtu e siguroi fitoren, derisa në periodën e fundit u luajt vetëm formalisht (19-20), sepse Penza e kontrolloi mirë takimin dhe në fund i’u gëzua fitores së merituar.

Hilaire Kaela me 28 pikë ishte pikëshënuesja më e mirë te Penza sonte, derisa kapitenja Valbona Bytyqi shtoi 20 pikë e Rael Whitsitt kontriboi me 10 sosh.

Te Prishtina ishin të pamjaftueshme për diç më shumë, Sarah Mgbeike me 16 pikë e 12 kërcime, Agnesa Rrahmani me 15 dhe Tynice Martin me 13 sosh.

Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 3-1 i siguroi Penzës titullin e kampiones për vitin e dytë me radhë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.