Basketboll

SKUADRA E FUNDIT NGA LIGA SPANJOLLE, KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE TË EUROCUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Një gjë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot në basketbollin evropian, ku u realizua një befasi e këndshme në garën e dytë më të fortë të basketbollit në Evropë, Eurocup.

Në çerekfinalen e dytë mes dy ekipeve spanjolle, Gran Canaria dhe MoraBanc Andorra, ka fituar kjo e fundit ngushtë 77-79, por shumë vlefshëm sepse kaloi në gjysmëfinale të këtij kompeticioni prestigjioz.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se Andorra momentalisht pozicionohet si skuadra e fundit në elitën spanjolle dhe padyshim se kjo përbën një befasi të këndshme dhe poashtu tregon se sporti i basketbollit është i veçantë dhe shumë më tepër i paparashikueshëm.

Në gjysmëfinale sonte kaloi edhe Virtus Bolonja italiane, ku mposhti Ulmin gjerman 83-77.

Nesër zhvillohen edhe duelet mes Cedevita Olimpijës dhe Bursasporit e Valencisë dhe Levalloisit, për t’u kompletuar më pas çiftet gjysmëfinale të EuroCupit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.