FEJTON EKSKLUZIV: NDESHJET MË TE ÇMENDURA NË HISTORINË E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS (PJESA 3)
MABETEX – SIGAL PRISHTINA SUPER-DUELI QË SHKOI NË TRI VAZHDIME DHE THEU SHTATË REKORDE
Prishtinë (AsistiOnline) – Me 12 shkurt 2005, Mabetexi dhe Sigal Prishtina zhvilluan ndeshjen e cila laë gjurmë të pashlyeshme në basketbollin e Kosovës. Ndeshja më e “çmendur” në historinë e basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92 shkoi në tri vazhdime dhe gjatë saj u thyen 7 rekorde të basketbollit kosovar të asaj kohe, shumë prej të cilave mbeten në fuqi edhe sot e kësaj dite. Ishte ky dueli më interesant, më dramatik dhe më maratonik në histori të basketbollit kosovar, rivalitet dhe derbi i prishtinas që nuk ekziston më, pas shuarjes së Mabetexit si klub (1 herë kampioni Kosovës, pikërisht në këtë edicion 2004-2005). Sfida Mabetex – Sigal Prishtina u zhvillua në palestrën e Sporteve në Prishtinë, në një super-atmosferë të krijuar nga tifozët, Plisat e Prishtinës dhe Princat e Mabetexit, si dhe publiku kryeqytetas i cili me mbi 4 mijë shikues kishte stërmbushur sallën. Atëbotë, rivalët nga kryeqyteti, përgatiten një shfaqje spektakolare e cila edhe sot e kësaj dite mbahet në mend për emocionet që i dhuroi në të gjitha dimensionet.
7 rekordet e thyera në atë super-sfidë ishin:
- Ndeshja përfundoi pas tri vazhdimeve (rekord që mbetet edhe sot në basketbollin e meshkujve sepse në konkurrencën e femrave rekordin me katër vazhdime e mban përballja KBF Prishtina – KBF Bashkimi e zhvilluar me 7 dhjetor 2020.
- Rekord i pikëve të realizuara në një ndeshje, gjithsejtë 238 sosh (114:124). Kjo shifër është kaluar vetëm edhe njëherë në Kosovë, me 10 prill 2019 kur Bashkimi e mposhti Borenë e Pejës me rezultat 183:63 dhe aty ishte thyer rekordi me total prej 244 pikëve, sa i përket basketbollit të meshkujve sepse rekordin e përgjithshëm e mbanë ndeshja e basketbollit femëror që shkoi në katër vazhdime, KBF Prishtina – KBF Bashkimi me 7 dhjetor 2020 dhe e cila përfundoi me rezultat 141-136 me total rekord prej 277 pikëve të shënuara.
Për katër rekorde tjera të asaj kohe u përkujdes ish plejmekeri i Sigal Prishtinës dhe kombëtares shqiptare, Samir Shaptahoviqi.
- Rekordin e pikëve të shënuara nga një lojtar në një ndeshje (deri në vitin 2005) e realizoi Samiri me 58 pikë. Ndërkohë, në vitin 2008 ky rekord u thye nga Gazmend Asllani i Trepçës me 72 pikë ndaj Kastriotit të Ferizajit kurse rekordmeni në fuqi është Granit Rugova me plotë 110 pikë të cilat i shënoi me fanellën e Prishtinës në vitin 2009, në ndeshjen ndaj KB Mitrovicës. Gjithashtu duhet të theksohet se rekordin e përgjithshëm e mban basketbollistja prishtinase Marigona Rushiti e cila në vitin 2018 kishte shënuar 116 pikë në ndeshjen Prishtina – Vushtrria (126:31).
- Rekordet e gjuajtjeve të lira të realizuara në total dhe përqindja e efikasitetit në më shumë se 20 tentime të bëra në një ndeshje. Samir Shaptahoviqi kishte shënuar shifra të paarritshme deri më sot duke qëlluar plot 31 gjuajtje të lira nga 34 tentime (rekordi i katërt) dhe me këtë, Samiri arriti efikasitet fantastik dhe rekord të pathyer edhe sot e kësaj dite në elitën e basketbollit kosovar prej 91% (rekordi i pestë).
- Rekordi i gjashtë në këtë ndeshje dhe i katërti personal i Samirit në atë mbrëmje ishte numri i gabimeve personale të shkaktuara ndaj tij. Kundërshtarët e ndalën Samirin në mënyrë të palejuar plot 22 herë, rekord ky që edhe tani mbetet në fuqi.
- Krejt në fund në këtë ndeshje maratonike të basketbollit kosovar, rekordi i shtatë dhe i fundit ishte totali i gabimeve personale të shkaktuara. Lojtarët e të dyja skuadrave së bashku kishin shkaktuar plotë 69 gabime personale, shifër kjo e cila deri më sot nuk është regjistruar asnjëherë edhe pse së fundmi, të enjten mbrëma në ndeshjen Trepça – Peja skuadrat shkaktuan 60 faula (Trepça 36, Peja 24).
12 SHKURT 2005
MABETEX – SIGAL PRISHTINA 114:124 (90:90; 100:100; 108:108)
Mabetexi dhe Prishtina ka hyrë në analet e basketbollit kosovar si ndeshja më maratonike, me 7 rekordet e përmendura dhe shkëlqimin e njërit prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohëve: Samir Shaptahoviqit.
Samiri bombardoi nga çdo pozitë dhe përveç 58 pikëve të shënuara kishte kontribuar edhe me 12 asistime duke realizuar double-double fantastik dhe udhëhequr Sigal Prishtinën drejt fitores me rezultat 124:114. Vlen të rikujtojmë se ishte ky duel jo vetëm derbi i kryeqytetit por edhe përballje e dy trajnerëve të njohur nga Turqia, Ekrem Memnunit të Sigal Prishtinës derisa Mabetexi drejtohej nga Ali Burgul.
RRJEDHA E KËSAJ NDESHJE HISTORIKE
Në periudhën e parë, basketbollistët e Mabetexit, e kishin filluar mjaft furishëm takimin me shënimet me ngulitje si dhe bllokadat e Fred Ëillimasit dhe Ja Ja Richardsit. Kjo ia kishte bërë me dije kampionit vjeshtor (Sigal Prishtinës) se do ta kishte shumë vështirë atë natë dhe kështu doli.
“Milionerët” aplikuan mbrojtje të fortë dhe nuk i lejuar Prishtinës më tepër se 5 pikë gjatë pesë minutave lojë. Në sulm, ishin po ashtu të furishëm dhe kundër tyre aspak nuk kishte kryer punë as mbrojtja më e mirë e ligës atë edicion, ajo Prishtinase. Në këtë pjesë të lojës, Mabetexi shënoi 28 pikë ndërsa kundërshtarit i lejoi vetëm 15. (Ç1 – 28:15)
Periudha e dytë ishte identike me shënime atraktive në mënyrë dhe ngulitje nga të dyja skuadrat. Gjatë periudhës së dytë, epërsia e Mabetexit shkoi deri në plus 16 pikë. Mirëpo, në minutin e 13 të duelit, lideri i Mabetexit Fred Ëilliams i cili deri në atë çast shënoi 16 pikë, ishte lënduar dhe detyruar të largohej për tu mos u kthyer më. Ishte ky një hendikep i madh për milionerët të cilët në pushim shkuar me 14 pikë epërsi (Ç2 – 54:40).
Pas pushimit, Prishtina u kthye me fytyrë krejtësisht tjetër, shumë më agresive në sulm dhe mbrojtje, detyroi kundërshtarin të bëjë gabime të njëpasnjëshme dhe në fund të 30 minutave rezultati u ngushtua në vetëm 1 pikë, 68:67 në të mirë të Mabetexit. (Ç3 – 68:67).
Në periudhën e fundit, 7 minuta e 20 sekonda pa përfunduar ndeshja, Samiri barazoi rezultatin në 76: 76 dhe më pas u përkujdes që Sigal Prishtinën ta kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshje 78:81. Ndërkohë, kur kishin mbetur 18.3 sekonda deri në fund të pjesës së rregullt, pranë rezultatit 88: 88, Samiri me dy gjuajtje të lira sërish kaloi bardhë e kaltrit në epërsi prej 88:90. Nga ana tjetër edhe Mcsëein u ndal në mënyrë të palejuar dhe po ashtu qëlloi të dy penalet për barazim rezultati (90:90). Ndërsa semafori tregonte edhe 16 sekonda lojë dhe Prishtina kishte sulmin e fundit Samir Shaptahoivqi mori përgjegjësinë për të vendos ndeshjen, gjuajti për tri, nuk qëlloidhe ndeshja shkoi në vazhdime. Pjesa e rregullt e këtij super-derbi përfundoi baras 90:90.
Gjatë vazhdimit të parë, lider i Prishtinës ishte Samiri ndërsa nga ana tjetër ish legjenda prishtinase tash alo-qendra e Mabetexit, Habib Ademi. Ngjashëm sikurse në fund të pjesës së rregullt, sulmi i fundit ishte i Prishtinës dhe përgjegjësinë e pati Samiri i cili gjuajti nga gjysmë distanca por përsëri nuk shënoi dhe ndeshja shkoi në vazhdimin e dytë pasi semafori tregonte shifrat e barabarta: 100:100
Në vazhdimin e dytë, Mabetexi pothuajse gjatë tërë kohës ishte në epërsi ndërsa McSëein dhe Habib Ademi kanë mundur ta vendosin lojën në të mirë të Mabetexit mirëpo këtë herë ishin lojtarët e Mabetexit ata që dështuan në sekondat e fundit dhe rezultati mbeti baras, 108:108.
E pabesueshme por e vërtetë, lojë për antologji e basketbollit kosovar pasi kurrë më parë një ndeshje nuk kishte shkuar në tri vazhdime. Data 12 Shkurt 2005 edhe sot e kësaj dite mbetet në histori sepse u desh të luhej edhe shtesa e tretë për ta vendosur fituesin e kësaj super-maratone basketbollistike.
Dhe… e treta doli të jetë e vërteta!
Prishtina e udhëhequr nga Florian Miftari dhe natyrisht, Samir Shaptahoviqi, kishte startuar me seri të shpejtë prej 9:1 për të krijuar epërsi 117:109 dhe pikërisht kjo seri e kishte vendosur fituesin. Mabetex – Sigal Prishtina 114:124 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje historike dhe derbit të madh të xhiros së 21 të Raiffaisen Superligës në Basketboll për edicionin 2004/05
Prishtina fitoj me shumë mund këtë derbi të madh të kryeqytetit por duhet theksuar se ky rivalitet nuk ekziston më sepse klubi Mabetex ndërkohë u shua dhe shkoi në histori si një herë kampione e Kosovës pikërisht në sinorin 2004/05 kur u zhvillua kjo ndeshje historike.
Sa i përket liderëve nga ky takim historik, përveç double double-it të Samirit me 58 pikë e 12 asistime në fitoren e Prishtinës merita të veçanta pati edhe kapiteni Florian Miftari me 18 pikë. Duhet theksuar se nga 16 pikët sa i kishte shënuar skuadra kaltër e bardhë në shtesën e tretë dhe vendimtare, Florian Miftari kishte pasur forcë që shtatë pikët e tij ti shënonte me ngulitje atraktive. Me 18 pikë e 9 kërcime në këtë mbrëmje te Prishtina kishte luajtur edhe Kuzmaniq kurse shfaqje fenomenale kishte pasur edhe Edmond Azemi me 15 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 2 bllokada. Në mesin e atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për bardh e kaltrit ishte edhe Edis Kuraja që realizoi 13 kërcime, vodhi 2 topa dhe bëri 2 bllokada, duke shtuar edhe 6 pikë.
Nga ana tjetër për Mabetexin, gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore me Damien McSëeinin si lider të skuadrës me 25 pikë, të përkrahur nga dy ish yjet dhe legjendat e Prishtinës që asokohe kaluan te Mabetexi, Muhamed Thaqi që luajti me 22 pikë dhe Habib Ademi që realizoi double-double me 14 pikë e 10 kërcime.
Krejt në fund të këtij fluturimi prapa në historin e basketbollit kosovar të cilin ua mundësoi
ASISTIONLINE po u japim edhe një dhuratë tjetër speciale të cilën mund ta ruani në arkivat tuaja personale, statistikat dhe të dhënat nga ky super-duel i cili do të mbahet në mend përherë, për bukuritë dhe kënaqësit basketbollistike që i kishte dhuruar.
Adhurues të basketbollit shqip, kudo që jeni në planetë, ASISTIONLINE do të vazhdoj që kohë pas kohe sjell t’ju sjell detaje, pikanteri dhe statistikat ekskluzive që do të na kthejnë prapa në kohë kur basketbolli ishte “dashuri e çmenduri” dhe sporti më i shikuar në vendin tonë, sikurse po bëhet përsëri.
Këto ditë po na presin ndeshjete serisë finale, kënaquni maksimalisht dhe natyrisht:
zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll!
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.