Basketboll

PUBLIKOHET LISTA E FINLANDËS, EDON MAXHUNI PJESË E PËRZGJEDHJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Finlandës e ka publikuar listën e gjerë të grumbullimit për ndeshjet e muajve, qershor-korrik.

Finlanda do ta zhvillojë duelin me Suedinë për dritaren e tretë e radhës kualifikuese për Kampionat Botëror 2023.

Në listën e selektorit, Henrik Dettmann si zakonisht nuk mungon emri i lojtarit me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni.

Në këtë grumbullim është përfshirë edhe NBA-lojtari, Lauri Markkanen që paraqitet me Cleveland Cavaliers dhe nga vitin 2017 është pjesë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Lista prej 22 lojtarëve në grumbullimin e gjerë:

Daniel DOLENC, Jacob GRANDISON, Shawn HOPKINS, Shawn HUFF, Mikael JANTUNEN, Henri KANTONEN, Petteri KOPONEN, Carl LINDBOM, Miro LITTLE, Alexander MADSEN, Lauri MARKKANEN, Edon MAXHUNI, Alex MURPHY, Erik MURPHY, Juho NENONEN, Olivier NKAMHOUA, Topias PALMI, Sasu SALIN, Ilari SEPPÄLÄ, Elias VALTONEN, Jamar WILSON.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.