Basketboll

BOSTONI E PËRMBYS MIAMIN, NJË FITORE LARG FINALES SË PËRGJITHSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics i janë afruar finales së përgjithshme në NBA, pas fitores gjatë mesnatës në finale të lindjes në NBA.

Ekipi i drejtuar nga Ime Udoka arriti ta fitojë duelin e pestë të serisë me rezultatin 80-93.

Jaylen Brown me 25 pikë, Jayson Tatum me 22 pikë, 12 kërcime dhe 9 asiste e Al Horford me 16 pikë, ishin tre lojtarët kryesorë në këtë triumf për Celtics.

Derisa te Miami s’mjaftuan për fitore, Bam Adebayo me 18 pikë e 10 kërcime e as Gabe Vincent me 15 pikë.

Tash seria finale e Lindjes përmbyset 2-3 në favorin e Celtics dhe këtyre të fundit ju duhet vetëm edhe një fitore për kalim në finalen e përgjithshme të NBA-së.

Dueli i gjashtë zhvillohet me 28 maj në Boston.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.