Basketboll

GOLDEN STATE WARRIORS FINALISTI I PARË I NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mësuar finalisti i parë i NBA-së.

Golden State Warriors ka arritur të mposht Memphis Grizzliesin në duelin e pestë të serisë në Konferencën Perëndimore me shifrat 120-110 dhe kështu ka arritur finalen e madhe.

Klay Thompson me 22 pikë, Andrew Wiggins me 18 pikë e 10 kërcime dhe Draymond Green me 16 pikë, ishin tre realizatorët kryesorë te Warriors në këtë fitore.

Derisa te Mavs s’mjaftuan në asnjë formë, Luka Donçiq me 28 pikë e Spencer Dinwiddie me 26 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-1 ndaj Dallasit, Warriors kalojnë në finalen e përgjithshme të NBA-së.

Në finale, Warriors e presin fituesin e duelit final nga lindja, Miami Heat-Boston Celtics, atje ku seria momentale është 2-3 në favorin e Celtics.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.