Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i natyralizuar i Trepçës, Amin Hot thotë se skuadra ku ai bën pjesë po mendon vetëm për duelin e sontëm dhe se presin fitore.
Në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, plejmejkeri që ishte prej dy më të dalluarve në fitoren e Trepçës të dielën në Therandë, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që do të japin maksimumin për të fituar.
”Realisht ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e 4-të se si ta fitojmë e pastaj të shohim hap pas hapi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet të jemi të fokusuar që në fillim. Ne e dimë se si luajtëm atë në ndeshjen e dytë para tifozëve tanë, e kemi detyrim të jemi shumë më agresivë dhe të mbrojmë përparësinë e fushës sonë”, u shpreh Hot.
Trepça dhe Ylli sonte ndeshen nga ora 20:30 në ”Minatori” në kuadër të ndeshjes së katërt finale e seria momentale është 1-2 në favorin e Yllit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.