Basketboll

MIKAILE TMUSIQ – MVP I FINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti malazez me nënshtetësi kosovare, Mikaile Tmusiq është shpallur MVP i finales së këtij edicioni në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Tmusiq në fitoren vendimtare të therandasve ishte pikëshënuesi i dytë më i mirë me 16 pikë, derisa shtoi edhe 5 kërcime, 1 asist e 1 vjedhje topi.

Ylli sonte e mbrojti titullin e kampionit të fituar në edicionin e kaluar. Therandasit sonte  mposhtën Trepçën 64-70 e në seri të përgjithshme 3-1.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.