Basketboll

GOLDEN STATE MERR ‘HAKUN’, BARAZON FINALEN NDAJ BOSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Është barazuar seria e finales së përgjithshme të NBA-së në 1-1.

Golden State Warriors kanë arritur t’a mposhtin Boston Celtics-in me shifrat e thella 107-88, për të barazuar gjithçka.

Stephen Curry ishte individi më i dalluar te Warriors në këtë fitore me 29 pikë, 6 kërcime e 4 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Jordan Poole me 17 pikë.

Te Bostoni ishin të pamjaftueshëm për të bërë diç më shumë, Jayson Tatum me 28 pikë e Jaylen Brown me 17 sosh.

Vlen të ceket se në këtë duel, pati edhe një përleshje fizike të vogël mes Jaylen Brown dhe Draymond Green.

Me këtë fitore të Golden State, seria u barazua në 1-1 dhe tash dy duelet e radhës luhen në ”TD Garden” të Bostonit, gjersa dueli i tretë zhvillohet me 9 qershor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.