Basketboll

ISH-TRAJNERI I RAHOVECIT, SENZACION ME LARISAN NË GREQI (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i KB Rahovecit, Fotis Takianos është duke shkaktuar senzacion me ekipin e Larisas në elitën e basketbollit grek.

Skuadra e Larisa nën drejtimin e Takianos arriti sivjet që nga vendi i 6-të në ”play off”, fillimisht ta eliminojë vendin e tretë në çerekfinale, Kolossos Rhodes me seri të pastër 2-0.

Derisa në gjysmëfinale gjatë ditës së djeshme, ekipi i Takianos e barazoi në 2-2 serinë gjysmëfinale ndaj një gjiganti si Panathinaikosi që luan në Euroligë rregullisht dhe ka një buxhet shumë më të madh se ekipi që e drejton, Takianos, transmeton AsistiOnline.com

Larisa dje e mposhti Panathinaikosin 74-62, për të barazuar serinë në 2-2 e pas ndeshjes trajneri i Panës, Georgios Vovoras ishte shumë i revoltuar me këtë disfatë saqë deshti t’i ‘qërojë hesapet’ me referët e takimit edhe fizikisht, por që nuk u lejua nga stafi i tij teknik.

Fotis Takianos e mori drejtimin e Larisa-s, pas largimit nga Rahoveci në fillim të edicionit që sapo lamë pas. Greku udhëhoqi me ‘vreshtarët’ fillimisht gjatë stinorint 2020/21, derisa drejtuesit e klubit i vazhduan kontratën edhe për edicionin 2021/22, por për shkak të formës jo të mirë që po gëzonte skuadra, ai vendosi të tërhiqet nga posti te Rahoveci në fillim të garave e me të lënë postin te ekipi kosovar, ju besua drejtimi i ekipit elitar grek.

Dueli i pestë dhe vendimtar i serisë gjysmëfinale mes Panathinaikosit dhe Larisa-s, zhvillohet të mërkurën në Athinë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.