Prishtinë(AsistiOnline) – SKuadra finaliste e Artmotion Superligës së Kosovës, Trepça duket se ka vendosur që të mos pushojë fare, por nga tash ta rikonstruktojë ekipin për edicionin e ri.
Mitrovicasit kanë njoftuar çaste më parë se kanë vazhduar kontratat me trajnerin, Lyubomir Minchev dhe basketbollistët, Drilon Hajrizi & Amin Hot.
Që të tre erdhën tek Trepça gjatë edicionit të kaluar dhe duket se puna e tyre ju ka pëlqyer drejtuesve të klubit që kanë vendosur t’i shpërblejnë me kontrata të reja.
Minchev arriti që sivjet me Trepçën të luajë në tri finale, ku në dy nga to u mposht (Superkupë dhe Superligë), derisa triumfoi në Kupën e Kosovës.
Hajrizi luajti me mesatare prej, 15.3 pikë, 7 kërcime e 4.3 asiste, derisa Hot u paraqit me 10.1 pikë, 5.6 kërcime e 5.4 asiste për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.