Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA PO E KËRKON TMUSIQIN ME NGULM

Prishtinë(AsistiOnline) – Mikaile Tmusiq mund të ndërrojë sivjet skuadër në basketbollin e Kosovës.

AsistiOnline.com ka mësuar se lojtari nga Mali i Zi, por që ka edhe nënshtetësi të Kosovës po kërkohet me ngulm nga skuadra e Pejës e cila i ka bërë një ofertë të majme dhe se mbetet në juridiksionin e lojtarit se a do të pranojë.

‘Tmuske’ prej vitesh luan në basketbollin e Kosovës, ku fillimisht ishte paraqitur te Bashkimi, më pas te Prishtina e këtë stinor u paraqit me Yllin, duke fituar dy trofe.

Me Yllin, 29 vjeçari sivjet pati mesatare prej 15 pikëve, 5 kërcime e 2.8 asiste për ndeshje.

AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar mbi rrjedhën e këtyre zhvillimeve mes klubit pejan dhe lojtarit në fjalë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.