Basketboll

FENEBAHÇE BËN GODITJEN E MADHE, ZYRTARIZON ITOUDISIN PËR TRAJNER TË EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke e basketbollit, Fenerbahçe sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit.

Pas mos-vazhdimit të kontratës me serbin, Sasha Djordjevic, klubi i madh nga Stambolli ka bërë goditjen e madhe në merkato, duke nënshkruajtur me trajnerin e famshëm grek, Dimitri Itoudis.

Fenerbahçe njoftoi sot, se ka nënshkruar me trajnerin Dimitris Itoudis një marrëveshje që e mban atë në klubin turk për tre vitet e ardhshme.

Disa javë më parë, Itoudis njoftoi largimin nga CSKA e Moskës, pas tetë vjetësh shumë të suksesshme me ta dhe tash do të garojë në EuroLigë me Fenerbahçen.

Itoudis së fundmi mori postin e trajnerit të kombëtares greke dhe do të fillojë punën që nga tash, për EuroBasket 2022 i cili mbahet në shtator. Ai ka fituar dy herë Euroligën me CSKA Moskën, duke u rritur si një nga trajnerët më të mirë në Evropë.

52-vjeçari e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1997 dhe në vitin 1999 u transferua te Panathinaikos, ku shërbeu si asistent i Zeljko Obradoviqit përplotë 13 vite, nga 1999 e deri më 2012, përpara se të transferohej në Turqi te Banviti ku e drejtoi këtë skuadër në stinorin 2013-14 e më pas erdhi epoka e lavdishme te CSKA-ja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.