Basketboll

EKSKLUZIVE: JETMIR & LEJSON ZEQIRI VAZHDOJNË ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas zyrtarizimit të trajnerit Ekrem Memnun, ekipi i Prishtinës ka filluar punën edhe për kompletimin e rosterit ekipor.

Kompletimin e skuadrës bardhekaltërit e kanë nisur nga ata që ishin pjesë e tyre në stinorin e fundit, duke nisur negociatat për mbajtjen e përbërjes vitale në klub.

AsistiOnine.com ka mësuar ekskluzivisht se Prishtina tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit me dy nga lojtarët kryesorë të ekipit, vëllezërit Zeqiri, Lejsonin e Jetmirin.

Edhe Lejsoni edhe Jetmiri kishin statistika identike me shënime këtë stinor te Prishtina, 11.1 pikë për ndeshje, derisa Jetmiri kishte 5.7 kërcime e 1.9 asiste, Lejsoni luajti me 4.5 kërcime e 1.8 asiste.

Duket se Ekrem Memnun i ka llogaritur pjesë shumë të rëndësishme të ekipit, dyshen në fjalë dhe ka kërkuar me çdo kusht ndaljen e tyre në skuadër e kjo ka bërë që drejtuesit e klubit t’ia plotësojnë atij dëshirën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.