Basketboll

MBAHET DRAFTI I NBA-SË PËR VITIN 2022, BEFASI NË PËRZGJEDHJEN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbajtur drafti i NBA-së për vitin 2022, ku janë përzgjedhur një numër i madh lojtarësh nga skuadrat.

Italiano-amerikani, Paolo Banchero ishte zgjedhja nr 1 e draftit të NBA 2022 me çka mund të thuhet lirisht se ishte një surprizë e minutës së fundit.

Italiani, Paolo Banchero përfundoi duke qenë një përzgjedhje surprizë nga skuadra e Orlando Magic si zgjedhja më e mirë e përgjithshme e draftit të NBA-së 2022.

Polaku Jeremy Sochan u përzgjodh si i 9-ti nga San Antonio Spurs, francezi Ousmane Dieng në numrin 11 të përzgjedhjeve nga Knicks dhe i tregtuari në OKC, serbi Nikola Jovic në numrin 27 nga Miami, ishin tre zgjedhjet e tjera evropiane në këtë draft.

Megjithatë, vetëm Jovic luajti basketboll në Evropë gjatë sezonit të fundit me Mega Basket. Dieng u paraqit me ”New Zealand Breakers” në Australi, derisa Banchero luajti për kolegjin Duke, njejtë sikur Sochan që ishte anëtar i Baylor në kolegj në USA.

Banchero është lojtari i parë evropian i zgjedhur në vendin e parë, që nga italiani Andrea Bargnani i cili ishte zgjedhja më e mirë në draftin e 2006-tës.

Qendra e kolegjit të Gonzagës, Chet Holmgren, u rendit i dyti në draft dhe u mor nga Oklahoma City Thunder, derisa basketbollisti i kolegjit Auburn, Jabari Smith Jr. u pozicionua në vendin e tretë dhe u draftua nga Houston Rockets.

Një javë para draftit, Smith pritej që të ishte në krye të përzgjedhjes, por Magic i ktheu gjërat përmbys duke marrë Bancheron.

“Unë as nuk di çfarë të them,” tha Banchero në transmetimin e draftit të ESPN. “Nuk mund ta besoj atë që sapo ka ndodhur. Sinqerisht.”

Në raundin e dytë të draftit, Detroit Pistons zgjodhën italianin Gabriele Procida nga Fortitudio Bologna në numrin 36, Cleveland Cavaliers zgjodhën qendrën senegaleze, Khalifa Diop, nga klubi spanjoll Gran Canaria në numrin 39, Clippers zgjodhën francezin Moussa Diabate nga Michigan në numri 43, Nuggets mori qendrën franceze Ismael Kamagate nga Paris Basketball në numrin 46, dhe në numrin 50 Minnesota mori të drejtat e italianit Matteo Spagnolo të Real Madridit. New Orleans zgjodhi kroatin Karlo Matkovic nga Mega Basket në numrin 52, Uashingtoni mori kongolezin Yannick Nzosa nga klubi spanjoll Unicaja Malaga në numrin 54 dhe Milwaukee zgjodhi francezin Hugo Besson që luante në Australi në numrin 58.

Në total 12 lojtarë që kanë lidhje me Europën u draftuan sivjet në NBA.

Të gjitha zgjedhjet e draftit:

Raundi i parë:

1. Magic draft Paolo Banchero (Duke)

2. Thunder draft Chet Holmgren (Gonzaga)

3. Rockets draft Jabari Smith (Auburn)

4. Kings draft Keegan Murray (Iowa)

5. Pistons draft Jaden Ivey (Purdue)

6. Pacers draft Bennedict Mathurin (Arizona)

7. Blazers draft Shaedon Sharpe (Kentucky)

8. Pelicans draft Dyson Daniels (G League Ignite)

9. Spurs draft Jeremy Sochan (Baylor)

10. Wizards draft Johnny Davis (Wisconsin)

11. Knicks draft Ousmane Dieng (New Zealand Breakers)

12. Thunder draft Jalen Williams (Santa Clara)

13. Hornets draft Jalen Duren (Memphis)

14. Cavaliers draft Ochai Agbaji (Kansas)

15. Hornets draft Mark Williams (Duke)

16. Hawks draft A.J. Griffin (Duke)

17. Rockets draft Tari Eason (LSU)

18. Bulls draft Dalen Terry (Arizona)

19. Timberwolves draft Jake LaRavia (Wake Forest)

20. Spurs draft Malaki Branham (Ohio State)

21. Nuggets draft Christian Braun (Kansas)

22. Grizzlies draft Walker Kessler (Auburn)

23. Sixers draft David Roddy (Colorado State)

24. Bucks draft MarJon Beauchamp (G League Ignite)

25. Spurs draft Blake Wesley (Notre Dame)

26. Mavericks draft Wendell Moore Jr. (Duke)

27. Heat draft Nikola Jovic (Mega Mozzart)

28. Warriors draft Patrick Baldwin Jr. (Milwaukee)

29. Grizzlies draft TyTy Washington Jr. (Kentucky)

30. Thunder draft Peyton Watson (UCLA)


Raundi i dytë:

31. Pacers draft Andrew Nembhard (Gonzaga)

32. Magic draft Caleb Houstan (Michigan)

33. Raptors draft Christian Koloko (Arizona)

34. Thunder draft Jaylin Williams (Arkansas)

35. Lakers draft Max Christie (Michigan State)

36. Blazers draft Gabriele Procida (Fortitudo Bologna)

37. Kings draft Jaden Hardy (G League Ignite)

38. Spurs draft Kennedy Chandler (Tennessee)

39. Cavaliers draft Khalifa Diop (Gran Canaria)

40. Timberwolves draft Bryce McGowens (Nebraska)

41. Pelicans draft EJ Liddell (Ohio State)

42. Knicks draft Trevor Keels (Duke)

43. Clippers draft Moussa Diabate (Michigan)

44. Hawks draft Ryan Rollins (Toldeo)

45. Hornets draft Josh Minott (Memphis)

46. Pistons draft Ismael Kamagate (Paris Basketball)

47. Grizzlies draft Vince Williams Jr. (VCU)

48. Timberwolves draft Kendall Brown (Baylor)

49. Cavaliers draft Isaiah Mobley (USC)

50. Timberwolves draft Matteo Spagnolo (Vanoli Cremona)

51. Warriors draft Tyrese Martin (UConn)

52. Pelicans draft Karlo Matković (Mega Mozzart)

53. Celtics draft JD Davison (Alabama)

54. Wizards draft Yannick Nzosa (Unicaja Malaga)

55. Warriors draft Gui Santos (Minas)

56. Cavaliers draft Luke Travers (Perth)

57. Blazers draft Jabari Walker (Colorado)

58. Pacers draft Hugo Besson (New Zealand Breakers)

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.