Basketboll

NDODH LËVIZJA E MADHE – NGA BARCELONA TE OLIMPIA MILANO

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lëvizje interesante e merkatos është regjistruar sot në Euroligë.

Qendra e Barcelonës dhe lojtari i pesëshes startuese tek ta, Brandon Davies ka kaluar në radhët e Olimpia Milanos në Itali.

Olimpia Milano njoftoi pak çaste më parë se kanë nënshkruar me qendrën e fuqishme amerikane, Brandon Davies një marrëveshje dyvjeçare.

Davies, 31 vjeç, transferohet në Milano pasi kaloi tre sezonet e fundit te Barcelona. Ai realisht do të bëjë rikthimin e tij në Itali, pasiqë edhe gjatë sezonit 2015-16 luajti në këtë garë por me Varesen.

Davies iu ishte bashkuar Barçës në vitin 2019 dhe ka të fituar një kampionat të ligës spanjolle në 2021 dhe dy kupa spanjolle në vitet 2021 dhe 2022.

“Brandon është një lojtar atletik, modern, i cili mund të gjuajë dhe ka përvojë të madhe në EuroLigë, kështu që ne mendojmë se shtimi i tij do të përmirësojë nivelin e grupit tonë të njerëzve të mëdhenj”, tha menagjeri gjeneral i Olimpia Milanos, Christos Stavropoulos.

“Jam i emocionuar që jam këtu dhe luaj për kampionët e Italisë. Mezi pres të filloj punën, përkrah këtij grupi djemsh. Shihemi të gjithë së shpejti”, komentoi Davies zyrtarizimin se është bërë lojtar i Barçës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.