Basketboll

KOSOVA A – FEMRAT SOT U NISËN DREJT QIPROS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurrencën e femrave, mëngjesin e sotëm ka marrë rrugën drejt shtetit të Qipros.

Vashat e kosovës do të luajnë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla.

Stërvitjen e fundit vashat “Dardane” e zhvilluan dje në Prishtinë nga ora 17:00, kurse garat i fillojnë nga nesër me 28 qershor.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën, pastaj më 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Më 30 qershor Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

12shja finale e përzgjedhësit:

Arbnore Perquku

Aulona Muhadri

Astera Tuhina

Agnesa Rrahmani

Besjana Martinaj

Diellza Dekaj

Diedona Halitaj

Era Shatri

Flaka Kelmendi

Marigona Rushiti

Saranda Daci

Edona Thaqi

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.