Basketboll
Dec 29, 2020; Washington, District of Columbia, USA; Chicago Bulls guard Tomas Satoransky (31) dribbles the ball against the Washington Wizards during the second half at Capital One Arena. Mandatory Credit: POOL PHOTOS-USA TODAY Sports

TOMAS SATORANSKY NGA NBA TE BARCELONA

Prishtinë(AsistiOnline) – Lëvizjet e bujshme nëpër skuadrat e Euroligës po vazhdojnë.

Transferi i fundit është realizuar nga Barcelona, që ka njoftuar për shtimin në skuadër të yllit çek, Tomas Satoranksy.

30 vjeçari nga Praga në fakt është rikthyer te Barcelona me një kontratë katërvjeçare deri në fund të sezonit 2025-26, njoftoi sot zyrtarisht klubi katalunas.

Satoransky që ishte pjesë e Barçës edhe gjatë stinorëve 2014/16, kishte kaluar në NBA pikërisht nga ky ekip dhe qëndroi gjashtë vite, duke pasur mesatare prej 6.6 pikëve, 3.9 asistimeve e 2.8 kërcimeve në 408 paraqitje të ndara me Washington Wizards, Chicago. Bulls, New Orleans Pelicans dhe San Antonio Spurs.

E di që kam punë të papërfunduar me ty. Një ditë dua të ngrisim një trofe së bashku“, kishte thënë Satoransky në verën e vitit 2016, përpara se të nisej për në NBA. Tani ai ka shansin në periudhën e tij të dytë në klub, ku bëri 150 paraqitje, duke fituar Superkupën dhe dy Liga Kombëtare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.