Basketboll

ARTAN GASHI RIZGJEDHET UNANIMISHT KRYETAR I SHOQATËS SË GJYQTARËVE

Të mërkurën është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Nga 21 delegatë, kanë marrë pjesë 16 me të drejtë vote. Kandidat i vetëm ishte Artan Gashi, i cili ka qenë kryetar deri më tani dhe u rizgjodh përsëri unanimisht.

Ai mori 16 vota për dhe asnjë kundër, duke fituar besimin edhe për katër vitet e ardhshme. Gashi ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Anëtarë të Bordit të SHGJFBK-së janë zgjedhur: Atdhe Goqaj, Visar Bunjaku, Lulzim Maloku, Dren Pudarolli, si dhe gjyqtari me thirrje të FIBA-s, Ngadhnjim Shabani u zgjodh sekretar i SHGJFBK-së.

Kuvendi u monitorua nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave i FBK-së.

Komentet janë të mbyllura.