Basketboll

KY ËSHTË KUNDËRSHTARI I YLLIT NË RAUNDIN E PARË TË CHAMPIONS LEAGUE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit e ka mësuar kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi suharekas në raundin e parë do të takohet me skuadrën e SL Benfica nga Portugalia.

Në shortin e hedhur në Gjenevë të Zvicrës, skuadra e Yllit ishte në vazon e gjashtë dhe kundërshtarë potencialë i kishte edhe: CB Rio Breogan (Spanjë), Niners Chemnitz (Gjermani), BC Kormend (Hungari).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.