KOSOVA U20 (F) E NIS ME HUMBJE NGA MAQEDONIA, EVROPIANIN NË SHKUP
-Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te femrat e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian – Divizioni B që nisi sot në Shkup.
Vashat tona janë mposhtur në duelin e parë, pikërisht nga nikoqiret e këtij Evropiani sivjet, Maqedonia e Veriut me rezultat final 69-83.
Kosova e nisi më mirë këtë ndeshje duke e fituar çerekun e parë (20-16), por që nga filllimi i çerekut të dytë e deri në fund, vashat vendase e morën kontrollin e takimit duke i fituar të gjitha periodat vijuese (9-18, 16-24, 24-25) që i shërbyen për fitore.
Te Kosova në këtë duel sot u dalluan, Agnesa Rrahmani me 22 pikë, Astera Tuhina me 15 dhe Anita Grainca me 14 sosh.
Te Maqedonia e Veriut lojtaret më të dalluara ishin, Matea Nikolikj me 26 pikë, Natalija Sekulovska me 19 e Ilina Selcova me 17 sosh.
Kosova duelin e dytë në këtë Evropian e luan nesër ndaj Kroacisë nga ora 18:45.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.