KOSOVA (U16 M) E FITON THELLË DUELIN E PARË NË EVROPIAN NDAJ MALTËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-16 te meshkujt e ka nisur me fitore, Evropianin në Divizionin C i cili filloi sot në Prizren.
Djelmoshat tanë e mposhtën thellë Maltën me rezultat final 28-80 dhe dallimi në kualitete u vërejt dukshëm që nga fillimi për të vijuar deri në fund.
Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Kosova sonte, Sejar Rama kishte 14, derisa nga 13 sosh i shtuan, Niman Demiraj e Mal Syla.
Te Malta, lojtari më i dalluar kishte 7 pikë (Sebastian Pace)…
Kosova duelin e dytë në këtë Evropian e zhvillon nesër nga ora 20:30 ndaj Shqipërisë.
Të kujtojmë se ky Evropian po zhvillohet në Prizren dhe do të zgjasë deri më 17 korrik.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.