Basketboll

KOSOVA U20 (M) PËSON NGA HUNGARIA, PËR POZITAT 9-12

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dy fitore radhazi, Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt ka pësuar sot nga Hungaria në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Ekipi ynë kosovar sot u mposht nga Hungaria me rezultat 62-83, duel ky i vlefshëm për pozitat 9-12.

Kosova e nisi më mirë këtë duel duke fituar periodën e parë 16-10, derisa në tri periodat vijuese (10-24, 17-22, 19-26) dhe vendimtare, lojtarët ranë nga sistemi ku hungarezët e shfrytëzuan maksimalisht dhe shënuan fitore meritore.

Bardh Istrefi me 20 pikë, ishte individi më i dalluar te Kosova në këtë disfatë, derisa Donat Rexhepi kishte 10 pikë.

Te Hungaria në fitore, Gerzson Radics kishte 25 pikë e Balazs Kass shtoi 15 sosh.

Kosova edhe nesër e zhvillon një duel në Evropian dhe aktualisht ka 4 humbje e 2 fitore, derisa pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve nesër, dihet saktë se në cilën pozitë do të përfundojë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.