Basketboll

BRANDON WALTERS QË KISHTE SHKËLQYER TE PEJA, TRANSFEROHET NË HUNGARI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kishte shkëlqyer te Peja para dy stinorëve e Brandon Walters ka ndërruar skuadrën e radhës.

Qendra e fuqishme amerikane është transferuar te skuadra hungareze, Alba Fehervar që stinorin e fundit e mbylli si ekipi i tretë në ”play off”.

27 vjeçari që kishte luajtur te Peja gjatë stinorit 2020/21 me 22.2 pikë e 14.4 kërcime për ndeshje, stinorin e fundit luajti me ekipin italian Udine në Serie A2.

Me ekipin e Udine, Walters kishte luajtuar m 10 pikë e 6.2 kërcime për ndeshje, gjersa kishin arritur deri në gjysmëfinale të ”play off”-it për inkuadrim në Serie A, por aty ishin eliminuar.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.