Under Header

spot_img

Peja fiton dramën ndaj Trepçës dhe barazon serinë gjysmëfinale

spot_img

Në njërën nga ndeshjet më interesante këtë edicion, Peja fitoi dramën ndaj Trepçës 95:93 (20:19, 18:23, 30:21, 27:30) në ndeshjen që u vendos në sekondat e fundit.

Heroi ishte Cesare Edwards, duke shënuar pikët vendimtare në sekondat e fundit.

Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund ndërmjet gjigantëve të basketbollit të Kosovës.

Pjesa e parë ishte e niveluar, me mysafirët për një nuancë që ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 38:42. Verdhezinjtë e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 66:56, megjithatë, por në fund të kësaj pjesë, Dardan Kapiti me pesë pikë radhazi, një trepikësh nga më larg se gjysma e fushës me serinë, bëri që shifrat të ishin 68:63. Drama vazhdoi në dhjetë minutat e fundit. Dy skuadrat luftuan deri në fund për fitore. Një minutë nga fundi, vendasit po fitonin 93:89, por mitrovicasit barazojnë shifrat në 93:93. Në aksionin e radhës, Cesare Edwards shënon pikët vendimtare për 95:93.

Më i miri te vendasit ishte Daquan Bracey me 26 pikë, katër kërcime e dhjetë asistime, kurse te mysafirët Mustapha Amzil u dallua me 17 pikë.

Seria gjysmëfinale barazohet në 1:1 dhe bartet në Mitrovicë, derisa kush shënon tri fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme