Basketboll

DARDAN KAPITI NDËRRON KOLEGJ NË NCAA1

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri kosovar, Dardan Kapiti ka ndërruar skuadër për edicionin e ri edhe pse do të vazhdojë të mbetet në NCAA1.

Qendra 208 centimetërshe ka kaluar nga ”Florida Atlantic State” tek kolegji tjetër ”Eastern Kentucky University Colonels”.

Kapiti që ka disa paraqitje edhe me Reprezentacionin e Kosovës A në kohën sa ishte selektor Bran Greenberg, gjersa është paraqitur edhe me gjeneratat e reja të shtetit tonë (U16, U18).

Komuniteti i basketbollit në Kosovë, pret që Kapiti në të ardhmen të jetë prej bartësve të lojës në Reprezentacion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.