Basketboll

SUPER-EKSKLUZIVE: RODNEY PURVIS PRITET TË TRANSFEROHET TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan dhe ish-NBA lojtari, Rodney Purvis pritet të transferohet në radhët e KB Pejës.

Sipas informacioneve të fundit që posedon AsistiOnline.com, Purvis ka arritur marrëveshje parimore me Pejën dhe gjithçka mund të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Lojtari i pozitave fundore, tashmë është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasiqë stinorin e fundit ishte pjesë e nën-kampiones së Kosovës, Trepçës ku luajti me mesatare prej 14.9 pikëve, 3.1 asisteve e 2.8 kërcimeve.

Para ardhjes te Trepça vije, Purvis kishte një aventurë të shkurtër prej 5 ndeshjeve në Uruguai me skuadrën ”Hebraica” tek të cilët kishte mesatare prej 10 pikëve, 3.2 asisteve e 3.2 kërcimeve për ndeshje, derisa po atë sezon kishte luajtur edhe me Cherkasky Mavpyn në Ukrainë me 10.3 pikë, 3.8 asiste e 2.3 kërcime në 19 ndeshje.

Të kujtojmë se para përvojës në Evropë, Purvis kulmin e karrierës e kishte në NBA, ku kishte depërtuar pa draft dhe kishte rënë në sy tek Utah Jazz në ligën verore më 2017 e më pas kishte luajtur zyrtarisht me Orlando Magic në stinorin 2017/18, ku në 16 ndeshje ishte paraqitur me mesatare, 6 pikë, 1.7 kërcime e 1.1 asist për ndeshje, derisa nga Magic ai në NBA u shkëmbye edhe te skuadrat e Oklahomas, Bostonit dhe Miamit, por aty nuk kishte paraqitje zyrtare.

Pas aventurës në NBA, Purvis erdhi në Evropë ku luajti me Hapoel Tel Avivin në stinorin 2019/20, por një kohë edhe në Serie A të Italisë me Cantun, derisa në 2020/21 luajti te Bergamo poashtu në Itali, po në këtë stinor luajti pak edhe te Szczecini në Poloni.

Kjo është një përmbledhje e karrierës së lojtarit që pritet të vije te Peja dhe këta të fundit me të synojnë titullin e kampionit të Kosovës, por edhe mbledhjen e trofeve të tjerë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.