Basketboll

ROBERT MCCOY TRANSFEROHET NË PORTUGALI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan që në edicionin që lamë pas u paraqit te skuadra kosovare e Ponte Prizrenit, Robert McCoy ka gjetur ekip të ri.

Aloja 201 centimetërshe u transferua te ekipi portugez, Portimonense që sivjet do të paraqitet në Ligën e parë të Portugalisë (Proliga).

McCoy te Ponte Prizreni luajti me 10.6 pikë, 7.2 kërcime e 1.6 asiste për ndeshje, duke qenë prej lojtarëve më të dalluar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.