Basketboll

VËLLAZNIMI KOMPLETON TRANSFERIN E DONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit e ka kompletuar transferimin e Don Polloshkës.

Ashtu siç kishte raportuar ditë më parë AsistiOnline.com, ashtu edhe ndodhi me gjakovarët që konfirmuan sot arritjen e marrëveshjen me plejmejkerin e ri vendor.

”Doni i cili luan në poziten e organizatorit është njëri ndër talentët më premtues në vend. Karieren e zhvilloi në KB Sigal Prishtina, vitet e fundit e dëshmoi se ka perspektivë të madhe. Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian u20 që u mbajt në Gjeorgji ku ishte lojtari kryesor i ekipit. Polloshka do të jetë shtyllë kryesore e ekipit këtë sezon”, shkruan në njoftimin e klubit gjakovar.

EKSKLUZIVE: DON POLLOSHKA TE VËLLAZNIMI

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.