PEJA FILLON PËRGATITJET PËR STINORIN E RI, OPTIMIZËM I MADH NË SKUADËR
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave më të trofeshme në basketbollin e Kosovës, Peja tashmë i ka nisur stërvitjet për edicionin e ri.
Verdhezinjët tashmë kanë nisur përgatitjet nën-drejtimin e kryetrajnerit turk, Can Sevim i cili ka ardhur në skuadër me shumë optimizëm.
Në lidhje me fillimin e përgatitjeve te Peja, për AsistiOnline.com ka folur drejtori sportiv i skuadrës, Arbër Elshani i cili ka treguar se ekipi ka filluar përgatitjet, porse ende nuk është kompletuar e një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejtë.
”Peja ka filluar stërvitjet me 5 gusht me ndihmës-trajnerin Molos Serqa, kurse nga dje ekipes ju ka bashkuar kryetrajneri Can Sevim. Me ekipen po stërvisin tash e pa ndalur asnjëherë: Arti Hajdari, Arian Qallaku, Olsi Kurtaj, Dardan Maxharraj, Albin Berisha, Ermal Bojku, Sokol Nika, Meriton Gashi dhe Valtrim Kastrati”, tregon Elshani.
Drejtori i Pejës poashtu ka treguar se kur pritet të arrijnë lojtarët e huaj, shtimin e transfereve të tjera eventuale në ekip, poashtu dhe çështjen me ndeshje kontrolluese.
”Gjatë javës saktësisht të enjtën arrijnë plejmejkeri dhe lojtari krah-qendër. Të dielën arrin qendra. Kurse edhe dy lojtarët e tjerë deri sot një javë do të na kompletojne krejtësisht. Momentalisht ky është ekipi, deri të premten të shohim a do të kemi risi në ekipin tonë, apo do të vazhdojmë kështu. Me 27 gusht presim një miqësore, ashtu si edhe me 29 gusht dhe pastaj presim ndeshjen e çerekfinales së Superkupës me Bashkimin”, theksoi ai.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.