Basketboll

PONTE PRIZRENI PREZANTON PËRFORCIMIN E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – De Angelo Stewart është emri i lojtarit të fundit të huaj si transfer për Ponte Prizrenin.

Skuadra bardhezi ka njoftuar sonte se ka kompletuar fondin e lojtarëve për stinorin e ri me basketbollistin i cili është i gjatë 196 centimetra dhe luan në pozitat 2/3.

Stewart së fundi ka qenë pjesë e skuadrës gjeorgjiane ”Batumi” ku luajti me mesatare prej 11.6 pikë, 6.4 kërcime e 2.1 asiste për ndeshje.

Në të kaluarën, Stewart ka luajtur edhe në USA dhe Portugali.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.