MALI I ZI E ARRIN FITOREN E PARË NË EUROBASKET
Prishtinë(AsistiOnline) – Mali i Zi e ka arritur fitoren e parë në Eurobasket 2022.
Fqinji i Kosovës e mposhti çaste më parë Belgjikën me rezultatin 76-70.
Bojan Dubljevic me 21 pikë e Kendrick Perry me 19 sosh, ishin dyshja më e dalluar te malazezët në këtë fitore.
Gjersa te belgët që pësuan disfatën e parë, s’mjaftuan për fitore Retin Obasohan me 25 pikë e as Emmanuel Lecomte me 10 sosh.
Në xhiron e tretë, Mali i Zi takohet me Bullgarinë e Belgjika luan ndaj Spanjës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.