Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
BOSNJA MPOSHTET NGA LITUANIA DHE ELIMINOHET NË XHIRON E FUNDIT NGA EUROBASKETI – AsistiOnline
Basketboll

BOSNJA MPOSHTET NGA LITUANIA DHE ELIMINOHET NË XHIRON E FUNDIT NGA EUROBASKETI

Prishtinë(AsistiOnline) – Në duelin direkt për pozitën e 4-të e cila dërgon në 1/16-tën e Eurobasket 2022, Lituania e ka fituar duelin ndaj Bosnje & Hercegovinës.

Kjo e fundit është mposhtur sonte goxha thellë me rezultat 87-70.

Marius Grigonis me 16 pikë, si dhe Ignas Brazdeikis, Arnas Butkevicius e Jonas Valanciunas me nga 13 sosh, ishin prej lojtarëve më të dalluar në këtë fitore vendimtare të lituanezëve sot.

Gjersa te Bosnja s’mjaftuan për fitore dhe kualifikim, Dzanan Musa me 22 pikë e Jusuf Nurkic me 15 të tjera.

Bosnje & Hecegovina e mbyll këtë Evropian me mjaftë krenari, pasiqë në grup kishte super-ekipe me super-lojtarë dhe e kishte shumë të vështirë, megjithatë ja doli ti marrë dy fitore e pësoi 3 humbje.

Boshnjakët në këtë Eurobasket e mposhtën kampionen aktuale, Slloveninë duke ju shkaktuar disfatën e parë ekipit që ka një mori yjesh në roster.

Selektori, Adis Beqiragiq duhet të ndihet krenar pë veten, lojtarët e tij dhe rezultatet që arritën me një roster solid.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.