Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
MALI I ZI KALON FAZËN GRUPORE, I JEP LEKSION GJEORGJISË NË TBILISI DHE JO VETËM… – AsistiOnline
Basketboll

MALI I ZI KALON FAZËN GRUPORE, I JEP LEKSION GJEORGJISË NË TBILISI DHE JO VETËM…

Prishtinë(AsistiOnline) – Mali i Zi e ka arritur fitoren e tretë në Eurobasketin 2022 që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në fakt, malazezët kanë triumfuar sonte ndaj njërit prej nikoqirëve të këtij turneu, Gjeorgjisë 73-81, ndeshje kjo direkte për kualifikim në fazën e dytë.

Me lojë ekipore dhe ide të qarta në të gjitha aksionet, fqinji i Kosovës me më pak se 700 mijë banorë e mposhti Gjeorgjinë me 22 pikë nga Igor Drobnjak, 17 nga Kendrrick Perry, si dhe Bojan Dubljevcic që kishte 10 të tjera.

Te Gjeorgjia nuk mjaftuan për fitore me vlerë kalimi tutje, Thaddeus McFadden me 16 pikë e as Alexander Mamukelashvili me 15 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-2, Mali i Zi me plotë meritë kalon në fazën e dytë të Eurobasket 2022, gjersa Gjeorgjia që arriti një fitore shumë diskutabile ndaj Turqisë e pësoi 4 herë e mbyll këtu Eurobasketin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.