Under Header

spot_img

VËLLAZNIMIN LARGON KËTË LOJTAR TË HUAJ, PARALAJMËRON ZËVENDËSIMIN E TIJ

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e rikthyer në elitën e basketbollit kosovar sivjet, Vëllaznimi e ka larguar njërin nga lojtarët e huaj, ende pa nisur mirë edicioni i ri.

Gjakovarët kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me plejmejkerin amerikan, Preson Knowles i cili sipas tyre nuk i ka kaluar testet mjekësore dhe fizike.

”KB Vëllaznimi njofton se ka shkëputur kontraten në mirëkuptim të ndërsjellt me amerikanin Preston Knowles. Trajneri bashkë me shtabin teknik me marrëveshje me Preston, kanë vendosur që Preston të mos jetë pjesë e ekipit për shkak se lojtari nuk i kaloj testet mjeksore dhe përgatitjet fizike. Shumë shpejt do të zyrtarizojmë transferin e ri”, shkruan njoftimi i skuadrës gjakovare.

Të kujtojmë se Vëllaznimi sivjet zyrtarizoi disa transfere vendore dhe të huaj, për çka kryesia e klubit pret një edicion të mirë.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme