Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
RIKTHIMI I VENDORËVE, FRESKI ME TË HUAJT E LARGIM I BERISHËS, PEJA EDHE SIVJET NË KËRKIM TË TROFEVE – AsistiOnline
Basketboll

RIKTHIMI I VENDORËVE, FRESKI ME TË HUAJT E LARGIM I BERISHËS, PEJA EDHE SIVJET NË KËRKIM TË TROFEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Risitë e shumta sivjet nuk kanë munguar as tek njëra prej skuadrave më të trofeshme në vend, Peja.

Verdhezinjët që stinorin e kaluar e fituan Ligën Unike dhe morën vetëbesim, sivjet do të tentojnë të jenë ‘arrë’ edhe më e fortë.

Për dallim nga stinori i kaluar, sikurse shumica e klubeve edhe pejanët e kanë ndryshuar pothuajse komplet organikën e ekipit, duke prezantuar pruarje të reja, por ka pasur edhe largime të bujshme siç është rasti i Dardan Berishës.

Edhe pse kishin paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Marin Dokuzovski, kjo nuk ndodhi dhe Peja e sjelli në Kosovë, turkun Can Sevim që vije në Kosovë pas përvojës me disa skuadra elitare turke.

SEVIM, në edicionin e sivjetm e drejtoi ekipin elitar turk, Socar Petkimspor dhe të cilët me një buxhet solid i mbajti në Superligë, duke mposhtur ekipe të fuqishme si Fenerbahçe që garon në Euroligë, Bursasporin, Beshiktashin, Gaziantepin, Turk Telekomin etj.

Sevim tashmë ka bërë karrierë të konsiderueshme si trajner edhe pse vetëm 39 vjeç, ai ka punuar fillimisht si ndihmës-trajner në Ankara Kolejliler, Antalya Buyuksehir, pastaj në Trabzonspor, gjersa si trajner i parë që nga tash ka udhëhequr dy ekipe elitare në Turqi, fillimisht mori besimin e Afyonit ku zhvilloi një edicion fantastik me ta vitin e kaluar dhe jo rastësisht u zgjodh trajneri i vitit në Turqi në një medium prestigjioz atje me votat e publikut. Edicionin e kaluar me Afyonin, Sevim ishte trajneri i vetëm që e kishte mposhtur kampionin e Evropës, Anadolu Efesin e Ergin Atamanit në Superligën e Turqisë me rezultat të thellë 103-85. Efesi në atë edicion ishte shpallur kampion i Turqisë me vetëm këtë humbje, përfshirë edhe ”play off”-in. Momentalisht, Sevim cilësohet si një prej trajnerëve me të ardhmen më të ndritur në basketbollin turk, për shkak të punës së madhe dhe analizës së thellë të lojës që bën.

Nga rosteri, Peja sivjet riktheu dyshen vendore, Arti Hajdari e Alban Veseli. Hajdari rikthehet te Peja pas tri edicioneve, një te Feronikeli e në dy edicionet e fundit ka luajtur te skuadra e Ponte Prizrenit, duke qenë i shkëlqyer, sikurse me lojë ashtu edhe me statistika. Me prizrenasit në edicionin e kaluar, Hajdari luajti me 16.3 pikë, 2.7 kërcime e 2.7 asiste për ndeshje.

Një rikthim tjetër te Peja, është edhe ai i Alban Veselit që rikthehet në Pejë pas afro 5 sezoneve, ku fillimisht kishte luajtur te Prishtia, pastaj te Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Ponte Prizreni e së fundmi te Bashkimi.

Nga transferet e huaja, Peja e ka shfrytëzuar të drejtën për ti afruar pesë sosh.

Isiah Umipig, lojtar i pozitës 1. Basketbollisti në fjalë është i gjatë 183 centimetra dhe në edicionin e fundit ka luajtur me skuadrën zvicrane, BBC Nyon me mesatare impresive të pikëve prej 20.3 pikëve, por edhe 2.9 asisteve e 2.4 kërcimeve për ndeshje. Në të kaluarën, Umipig ka luajtur edhe në Sllovaki (Komarno, Iskra), Kanada (KW Titans), Bullgari (Academic Plovdiv), Turqi (Merkezefendi, Duzce, Manisa, Konyaspor), Ukrainë (Kryvbasbasket), Lituani (Vytautas) etj.

Alo-qendrën amerikane, Taylor Adway. Lojtari është i gjatë 203cm dhe përveç ligës së kolegjeve amerikane, NCAA ka luajtur edhe në Superligën bjelloruse, gjeorgjiane dhe në sezonin e fundit luajti te Skrljevo në atë kroate me një mesatare prej 16.3 pikë e 4.5 kërcime për ndeshje.

Peja sivjet e ka transferuar edhe ish-basketbollistin amerikan të Trepçës, Rodney Purvis. Lojtari i pozitave fundore, tashmë është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasiqë stinorin e fundit ishte pjesë e nën-kampiones së Kosovës, Trepçës ku luajti me mesatare prej 14.9 pikëve, 3.1 asisteve e 2.8 kërcimeve. Para ardhjes te Trepça vije, Purvis kishte një aventurë të shkurtër prej 5 ndeshjeve në Uruguai me skuadrën ”Hebraica” tek të cilët kishte mesatare prej 10 pikëve, 3.2 asisteve e 3.2 kërcimeve për ndeshje, derisa po atë sezon kishte luajtur edhe me Cherkasky Mavpyn në Ukrainë me 10.3 pikë, 3.8 asiste e 2.3 kërcime në 19 ndeshje. Të kujtojmë se para përvojës në Evropë, Purvis kulmin e karrierës e kishte në NBA, ku kishte depërtuar pa draft dhe kishte rënë në sy tek Utah Jazz në ligën verore më 2017 e më pas kishte luajtur zyrtarisht me Orlando Magic në stinorin 2017/18, ku në 16 ndeshje ishte paraqitur me mesatare, 6 pikë, 1.7 kërcime e 1.1 asist për ndeshje, derisa nga Magic ai në NBA u shkëmbye edhe te skuadrat e Oklahomas, Bostonit dhe Miamit, por aty nuk kishte paraqitje zyrtare. Pas aventurës në NBA, Purvis erdhi në Evropë ku luajti me Hapoel Tel Avivin në stinorin 2019/20, por një kohë edhe në Serie A të Italisë me Cantun, derisa në 2020/21 luajti te Bergamo poashtu në Itali, po në këtë stinor luajti pak edhe te Szczecini në Poloni.

Dhe dy transferet e fundit të huaja te Trepça janë, Brad Waldow i gjatë 208cm i cili pëveç NCAA, ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni, Japoni e së fundmi në Luksemburg. Skuadra e fundit e Waldow ka qenë ”Racing” në Luksemburg ku ka luajtur me mesatare prej 23 pikëve e 14.5 kërcimeve për ndeshje.

Ndërsa, lojtari tjetër është Jalen Tate i cili vije nga përvoja e fundit në Meksikë atje ku luajti në ekipin ”Guaymas” me 16.3 pikë, 4.3 kërcime e 2.5 asiste për ndeshje. Lojtari në fjalë është i gjatë 1.98cm dhe përveç karrierës në NCAA, në sezonin e fundit ka luajtur edhe në Bundesligën e basketbollit gjerman, tek ekipi i Giessen klub që sivjet ra nga elita gjermane.

Përpos Hajdarit dhe Veselit, Peja ka vazhduar kontratan me Arian Qallakun, Albin Berishën, Sokol Nilën, Ermal Bojkun e Meriton Gashin, gjersa ka transferuar edhe dy të rinjët, Olsi Kurtaj dhe Dardan Maxharraj.

Sa ju përket largimeve tjera, përpos Berishës nga verdhezinjët janë larguar edhe Daniel Lekndreaj e Sami Hajzeri, si dhe të huaj, Darius Washington, Courtney Fells, Calvin Godfrey e Stephen Maxwell.

Pejanët sivjet do të bëjnë gara në Kosovë, Ligën Unike e interesim kanë shfaqur të jenë edhe në Ligën Ballkanike.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.