Basketboll

EKSKLUZIVE: KAMPIONIA AKTUALE ME SUPER-TRANSFER NGA ELITA GJERMANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione e Superligës së Kosovës te femrat, Penza edhe sivjet pritet të jetë prej ekipeve favorite për trofe.

Kjo për faktin se drejtuesit e klubit pejan, kanë kryer disa transfere tejet cilësore e siç ka mësuar AsistiOnline.com, së fumdmi kanë nënshkruajtur me një organizatore me shumë përvojë.

Bëhet fjalë për Antoinette Thompson e gjatë 170 centimetra e cila te Penza vije pas performancës në elitën gjermane me skuadrën e ”Saarloius”ku kishte 11 pikë, 3.6 kërcime e 1.6 asiste për ndeshje.

Thompson ka përvojë të madhe si lojtare, duke luajtur në shumë liga evropiane dhe më gjerë sikurse në Bosnje, Repubike Çeke, Serbi, Rumani, Suedi, Ekuador, Puerto Rico etj.

Lojtarja në fjalë periudhën më të mirë si lojtare e ka në elitën serbe, ku kishte luajtur te ekipi i Spartak me mesatare impresive prej 21.3 pikëve, 6.6 kërcime e 4.3 asiste për ndeshje. E në të kaluarën ishte llogaritur lojtare shumë perspektive, madje edhe prospektive për të arritur te femrat e NBA-së.

Thompson është lojtarja e tretë e huaj te Penza dhe me kaq, klubi pejan e mbyll merkaton verore për të vazhduar me punë dhe duke synuar trofetë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.