Basketboll

FANTASTIKE: EDON MAXHUNI DHE FINLANDA NË ÇEREKFINALE, ELIMINOJNË KROACINË ME SHUMË YJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda është skuadra e radhës që siguron një vend në çerekfinalet e Eurobasket 2022.

Skuadra ku bën pjesë edhe shqiptari Edon Maxhuni që poashtu ishte prej lojtarëve kryesorë edhe në këtë triumf, mposhti Kroacinë e yjeve me rezultat 94-86.

Plotë 43 pikë i realizoi sot NBA-lojtari Lauri Markkanen në fitoren e Finlandës, derisa u ndihmua fiuqishëm edhe nga Sasu Salin me 17 e Edon Maxhuni me 16 pikë, 3 asiste e 1 kërcim.

Te kroatët ishin të pamjaftueshëm për fitore, Bojan Bogdanovic me 23 pikë e Jalen Smith me 17 sosh.

Në çerekfinale, Finlanda takohet me Spanjën e Kroacia eliminohet.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.