Basketboll

ITALIA GRANDIOZE E DËRGON SERBINË FAVORITE NË SHTËPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-Itali është parë sonte në Eurobasket 2022.

‘Azurët’ kanë thyer pritshmëritë edhe pse sonte ishin autsajderë ndaj Serbisë, por kjo nuk ju bëri fare përshtypje pasi e dominuan ndeshjen dhe e fituan atë me plotë meritë 86-94.

Marco Spissu dhe Nicolo Meli me nga 22 e përkatësisht 21 pikë, ishin dyshja që sonte luajtën perfekt për fitoren e Italisë, gjera morën ndihmë edhe nga Simone Fontecchio me 19 e Achille Polonara me 16 sosh.

Me këtë fitore, Italia arrin të kualifikohet në çerekfinale atje ku do të ndeshet me Francën e Serbia shkon në shtëpi, pasi eliminohet edhe pse kishte pritur minimalisht të jetë deri në finale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.