Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
REAGON PONTE PRIZRENI, RIKTHEN NË SKUADËR DE FRANKLININ – AsistiOnline
Basketboll

REAGON PONTE PRIZRENI, RIKTHEN NË SKUADËR DE FRANKLININ

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e djeshme në xhiron e parë nga Trepça, duket se nuk i ka pëlqyer fare Arbnor Rifatit, ekipi i të cilit ka reaguar menjëherë në merkato.

Skuadra e Ponte Prizrenit ka njoftuar çaste më parë se e ka rikthyer në ekip basketbollistin amerikan,Dee Franklin.

30 vjeçari i gjate 1.97 cm që rikthehet te Prizreni pas dy viteve së fundmi ishte pjesë e skuadrës Hamar në Islandë dhe mund të thuhet se ishte lojtari më i mirë në ligë me mesatare prej 26.3 pikëve e 7.7 kërcime.

I njejti pritet të debutojë në fanelën e prizrenasve në fundjavë kundër Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.