Basketboll

GJENERATA E ARTË E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS, FLET PËR ASIST-IN DHE NDIKIMIN E TIJ

Mendimet e tyre rreth emisionit jubilar të 500-të në ASIST i dha edhe njëra prej gjeneratave më të mira në basketbollin e Kosovës ndër vite e njohur si gjenerata e artë.
Ish-basketbollistët si Artan Mehmeti, Bekim&Besim Maxhuni, Muhammed Thaçi dhe Vigan Radoni, patën vetëm fjalë të mira dhe pozitive për emisionin ekskluziv të basketbollit.
______________________
Artan Mehmeti
Fillimisht dua t’ju uroj nga zemra festimin e edicionit 500 të ASIST-it, uroj të mos ndaleni. ASISTI gjithmonë ka qenë krahu i djathtë i basketbollit kosovar dhe ka qenë profesional, atraktiv dhe joshës të shiqohet nga gjitha gjeneratat. Urimet të përzemërta të gjithë atyre qe kanë dhënë mund dhe vazhdojnë të punojnë, që ky emision të jetë një ndër emisionet sportive më të shikuara në gjithë shqiptarinë.

Besim Maxhuni

Rikthimi i ASIST-it dhe Agonit në basketbollin kosovar kanë qenë gjë jashtëzakonisht pozitive. Automatikisht kemi pasur ngritje të cilësisë, automatikisht ka pasur interesime dhe njerëzit janë kthyer në palestra, investitorët kanë filluar të investojnë në basketbollin tonë dhe tash jemi ku jemi. Prandaj, një gjë shume e madhe dhe pozitive, nga ana e Agonit së bashku me bashkëpunëtorët e tij tek ASISTI. Dhashtë Zoti që ai të vazhdon kështu, sepse me të vërtetë prezenca e ASIST-it na bën të lumtur, prezenca e ASIST-it na ben të kënaqemi, prezenca e ASIST-it na bën që ti shijojmë dhe ti shikojmë gjithë ato që kanë ndodhur në basketbollin tonë, atë evropian, NBA dhe posaqërisht, rubrikën time të preferuar, Shqiptaret në botë. Prandaj ju dëshirojë jetë të gjatë, si Agonit, si të gjithë bashkëpunëtorëve të Agonit në ASIST, dhe njëkohësisht ASIST-it, jo 500 po edhe 1500 ASISTA të ardhshëm i presim nga ju, të jeni si gjithmonë që keni qenë. Ju ruajtë Zoti dhe gjitha të mirat.

Muhammed Thaçi

ASISTI është shtytësi-lokomotiva e basketbollit kosovar, e ka ngritur dhe i ka dhënë cilësi në çdo aspekt… Emision profesional i saktë dhe shumë interesant, normal që pa Agonin, Donatin, Ulpianën e gjithë të tjerëtm s’do ishte interesant. Ju faleminderit në emër timin dhe opinionit basketbollistik që ekzistoni, ju përgëzoj dhe përkahi deri në fund, vetëm vazhdoni.

Bekim Maxhuni

ASISTI ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e basketbollit, posaqërisht në kohën e fillimit të pasluftës. Ku gjithë ne ishim të pranishëm nëpër ndeshje, por pas saj e shikonim në ekranet televizive dhe e pritnim me padurim ASIST-in, për ti parë atraksionet e lojtarëve që kanë qenë në atë kohë. Rikthimi i Agonit në vitin 2018 me ASIST-in, dihet që është i veçantë, për arsyje se me ngecjen e basketbollit gjatë periudhave të fundit kohore, në katër vitet e fundit, normalisht që ASISTI e ka bërë një revolucion të ri. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të ketë paraqitje të mira në emisionin e ASIST-it. Por njëkohësisht e kam dhe një vërejtje pak a shumë, për ndryshimin e orarit të emisionit që është pakëz vonë, po të kishte pasur mundësi të transmetohet më herët, do të kishte qenë më mirë.

Vigan Radoni
Së pari ju përgëzoj për emisionin e 500-të në ASIST, emisioni më i mirë për basketboll në Kosovë, Agoni me emisionin e tij – ASIST gjithmonë na ka ndjekur hap pas hapi edhe ne kur kemi luajtur dhe vazhdon ta ndjek secilin basketbollist dhe për këtë duhet të ndjehen krenarë të gjitha ekipet dhe basketbollistët e Kosovës. ASISTI gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të ketë rol kyç në promovimin dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë, pa të nuk besoj që do të kishte qenë në këtë situatë ku është basketbolli. U pa për disa vite, kur nuk ishte Agoni, gjithçka ishte e zymtë për basketboll. Andaj, Agoni me rikthimin e tij ka bërë bujë të madhe dhe basketbolli me një fjalë është rikthyer në vendin e vet unik edhe njëherë ju përgëzoj të gjithë juve për angazhimin, që jeni duke e bërë për zhvillimin e basketbollit – Respekt Nga Vigan Radoni.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.