Basketboll

Gjermania e mbyll Eurobasketin 2022 me medalje të bronztë

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania është fituese e medaljes së bronztë në Eurobasket 2022.

Skuadra gjermane e mposhti sonte Poloninë në sfidën për vendin e tretë me rezultat 82-69.

Dennis Schroder ishte lojtari kryesor në këtë triumf të gjermanëve me 26 pikë, gjersa u dalluan edhe Johannes Voigtmann me 14 pikë dhe Andreas Obst me 9 sosh.

Te Polonia s’mjaftuan për fitore, Michal Sokolowski me 18 pikë e Jakub Garbacz me 12 sosh.

Gjermania me këtë triumf e fiton medaljen e bronztë në Eurobasket 2022, derisa Polonia e mbyll e katërta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.