Basketboll

Trepça e fiton derbin ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi dueli i xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar i ka takuar Trepçës që ka mposhtur Bashkimin.

Skuadra mitrovicase ka triumfuar në shtëpi ndaj ekipit prizrenas goxha vështirë 75-68.

Dy periodat e para i sollën fitoren Trepçës sot (21-14, 28-23) e në pjesën e dytë, Bashkimi e tentoi rikthimin me çerekun e tretë që u mbyll abraz (12-12), ndërsa perioda e fundit i takoi Bashkimit (14-19), por jo mjaftueshëm sa për fitore dhe kështu Trepça e mori fitoren.

Erjon Kastrati ishte larg më i miri te Trepça sot me 20 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Clevon Brown me 12 pikë, si dhe Drilon Hajrizi e Mikaile Tmusiq me nga 9 pikë.

Te Bashkimi ishin të pamjaftueshëm për fitore, Fahro Alihoxhiq me 19 pikë, Prentiss Nixon me 15 dhe Altin Morina me 12 pikë.

Trepça tash ka 2 fitore nga 2 ndeshje e Bashkimi ka 1 fitore e 1 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Rahovecit e Bashkimi e luan derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.