Basketboll

Skuadra e Yllit niset për Portugali, këtë mesjavë ndeshja për Champions League

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur për Portugali.

Therandasit gjatë mesjavës, konkretisht në ditën e mërkurë do ta zhvillojnë duelin e vlefshëm për kualifikimet e kompeticionit prestigjioz, Champions League.

Kampioni i Kosovës, do të luajë në Portugali, përkatësisht Lisbonë, ku do të përballet me Benficën, që është vendase. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen pasnesër (21 shtator), dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Kjo është hera e parë që Golden Eagle Ylli merr pjesë në garat ndërkombëtare, ndërsa therandasit janë dy herë radhazi kampionë të Kosovës, kurse një herë kanë fituar Ligën Unike, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.