Gjakova e Re synon të jetë klubi i dytë gjakovar në Superligë
Prishtinë(AsistiOnline) – Një skuadër e re iu është shtuar basketbollit kosovar para pak vitesh.
Bëhet fjalë për klubin ”Gjakova e Re” i themeluar nga disa ish-basketbollistë gjakovarë të cilët kanë synime ambicioze me të.
Pas fitimit të titullit në Ligën e dytë, ky ekip sivjet do të garojë në Ligën e parë e cila pritet që edhe sivjet të jetë mjaftë rivalizuese, për çka natyrisht se nevojitet mobilizim i madh.
Përpos disa transfereve vendore dhe një të huaji, Gjakova e Re sivjet do të drejtohet nga trajneri kroat, Josip Plantak i cili është i biri i ish-trajnerit të Trepçës dhe Rahovecit, Neven Plantak.
Me këto afrime, gjakovarët synojnë që sivjet të jenë prej pretendentëve kryesorë për inkuadrim në elitë dhe pse jo që të jenë klubi i dytë nga Gjakova në Superligë.
Stinori i ri në Ligën e parë nis gjatë vikendit të ardhshëm e Gjakova e re duelin e parë e zhvillon ndaj Happy Dukagjinit në udhëtim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.