Basketboll

Muja kritikon ashpër selektorin e fundit te Kosova dhe jo vetëm… tregon zgjidhjen për ta këndellur basketbollin e Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – I ashpër me selektorin e deritanishëm të Kosovës, Christos Marmarinos, është shprehur njëri prej ish-basketbollistëve më të mirë shqiptar, Muhammed Muja Thaçi.

I ftuar në episodin 501 të ASIST-it, Muja ka shprehur revoltën e tij me trajnerin që sipas tij nuk ka asnjë eksperiencë si trajner i parë, përjashto Kosovën dhe gjithmonë në karrierën e tij vetëm ka mbledhur statistika, për çka edhe po e dëshmojnë rezultatet katastrofale me Kosovën.

Është jo korrekte të përmend trajnerin e fundit i cili s’ka asnjë eksperiencë si trajner, në të shumtën e viteve të kaluara ka qenë komentator, asistent dhe ka mbledhur statistika, ku edhe sot e bënë atë punë. Edhe ka marrë shumë lekë dhe rezultatet kanë qenë: Ka udhëhequr 20 pikë me Norvegjinë, ka humbur. Ka udhëhequr 20 pikë me Danimarkën ka humbur, ka ardhur, Maqedonia e ka mposhtur midis Danimarkës me djemë të rinjë këtë të fundit, tash e mposht edhe Norvegjinë dhe shkon tutje. Ka mundur që Kosova ti mposhtë të dyjat dhe të shkon pak më larg. Duhet strategjia komplet të ndërrohet, pajtohem me Bekimin që thotë durim dhe pajtohem me atë, qe si sillesh me trajnerin, nuk mund të sillesh me një trajner të huaj më mirë se me një trajner qe e njeh ti. Do të thotë që duhet durim, kushte dhe ta lësh të vendos, jo të e shtrish ndikimin p.s ”Agoni do të luaj edhe pikë”, s’ka më në basketboll ashtu dhe për atë edhe sukseset mungojnë”, deklaron shpresa e trajnerëve të basketbollit shqiptar.

Muja tutje tha, se është i gatshëm ti ndihmojë Kosovës në çfarëdo dimensioni, vetëm e vetëm që ky shtet të avancojë me basketboll, ngase e do me shpirt dhe vitet më të mira të karrierës i ka kaluar këtu.

Po pajtohem me Bekimin se besoj që duhet të mblidhet një staf i disa djemve të rinjë, apo disa trajnerëve shqiptarë, pa marrë parasysh kush janë. E kam cek edhe më herët në një emision, kur kam qenë trajner në Dinamo. Unë gjithmonë kam qenë i hapur t’jem gati se ”free” të punoj për Kosoven, jo që ndoshta i dua, apo nuk i dua njerëzit që e udhëheqin basketbollin e Kosovës, por une e dua Kosovën. Edhe tash nuk ka më arsyje, ne i kemi kaluar të gjitha fazat edhe si lojtar edhe si trajner, kemi qenë edhe jashtë trajner”.

Por çfarë duhet bërë që të zgjidhet problemi në basketbollin e Kosovës sipas Mujës?

Duhet të mbledhen të gjithë djemtë shqiptarë të rinjë, sikur që e ka bërë Prishtina, para se ta bëjë dikush tjetër. I ka marrë në ekip 4 shkupjanë të cilët për mua llogariten më shumë kosovarë sesa shumë njerëz që jetojnë në Kosovë dhe i ka mbledhur 4 djemë të rinjë që sot luajnë për Prishtinën, bile-bile dy luajnë si të huaj. Edhe me bë një roster prej 20 vetav dhe të shkohet në kontinuitet me ata lojtarë 1+1+1 me trajnerin po mendoj, që me i pas lojtarët e njejtë dhe të lihen dy lojtarë veteranë, siç jane p.s Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, ose mos të ma marrin për të keq të tjerët, sepse nuk e llogaris Erjon Kastratin veteran, sepse është një prej lojtarëve më të mirë në Kosovë edhe të bëhet një katërshe dhe tetë apo deri në dhjetë lojtarë të rinjë dhe ata të shkojnë bashkë disa vite, e jo çdo vjet që vjen selektori, vetëm për vizitë në Kosovë 7 ditore me ndërru atë 12she që e ka pas. Me vazhdu me 12 deri në 16 lojtarë për disa vite dhe besoj, jo që besoj po patjetër se do të ketë sukses dhe me besu në sistemin dhe procesin që e ka aplikuar trajneri dhe une besoj që ka disa trajnera shqiptarë e ceket që Adisi nuk e ka marrë, ka dikush që don me marrë, po nuk i jepet. Prap po e ceki, ne jemi të hapur për ti ndihmuar basketbollit të Kosovës, jo vetëm seniorëve, po prej gjeneratave më të reja e deri në seniorë që edhe ne të kemi ndonjë sukses”, u shpreh trajneri shkupjani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.