Basketboll

Muja tregon se cila skuadër e befasoi sivjet në Eurobasket dhe kë e kishte ekip favorit

Prishtinë(AsistiOnline) – I ftuar në ASIST-in 501, trajneri i Rahovecit Muhammed Thaçi e analizoi edhe Eurobasketin 2022.

Muja tregoi se cilat skuadra e befasuan në këtë kompeticion prestigjioz dhe se kë e kishte si ekip favorit për të fituar.

Thjesht besoj që Gjermania më ka befasuar. Edhe pse askush nuk e ka pritur që ajo do të shkojë shumë lartë. Edhe pse pati shancë të shkojë deri në fund. Më falni që nuk kam shumë informata, pasiqë lojërat janë luajtur në kohën kur gjithmonë kemi pasur stërvitje, ndoshta edhe lojë. Po sidoqoftë jam befasuar që është shpallur Spanja kampione, se e ka ri-freskuar ekipin, nuk i kanë vëllezërit Gasol, Sergio Llull dhe të tjerët. Por ka mbetur aty selektori që ka shumë suksese dhe është selektori më i suksesshëm, ndoshta në histori për Eurobaskete, Sergio Scariolo një strateg shumë i madh dhe më ka befasuar që Serbia ka rënë shumë herët dhe Sllovenia ka humbur, por disa ndeshje kanë qenë momentale mund te them, duke ditur se Polonia ka shutuar 60 apo 70% kundër Sllovenisë në atë lojë kur e ka mposhtur edhe Bosnja e ka mposhtur Slloveninë, por më ka befasuar që Sllovenia s’ka shkuar tutje dhe thjesht kam qenë fans i Sllovenisë, por ja që s’ka ndodhur”, u shpreh Muja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.