Basketboll

(VIDEO-LAJM) Pesëshja dhe MVP i xhiros 3 në ASIST

 

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiroja e tretë pati performanca fantastike individuale dhe lojtarë me shifra të pa dëgjuara për një kohë të gjatë, shkruan AsistiOnline.com

1. Organizatori më i mirë i kësaj xhiroje ishte, Isiah Umipig i Pejës i cili nga banka rezervë u ngrit për të e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores së tretë rradhazi. Umipig ndeshjen e mbylli me 15 pikë e 4 asistime dhe me indeksin prej +15 ishte playmakeri më i mirë i xhiros së tretë.

2. Fundori më i mirë kte javë, ishte Wayne Arnold i Ponte Prizrenit me paraqitje briliante ku me 33 pikët e tij nuk e lejoi Bashkimin që të i’a rrëmben fitoren nga duart ekipit të tij. Arnold i qëlloi 5 treshe nga 9 tentimet ndërsa i pati edhe 5 kërcime e 2 topa të vjedhur dhe këto shifra atij i dhan indeksin prej +33 e që ishte larg më i miri në pozitën e
fundorit.

3. Pozita e alos më të mirë për xhiron e dytë të këtij edicioni i takon Drilon Hajrizit të Trepçës i cili në duelin kundër Rahovecit ishte lider i ekipit me double double prej 18 pikëve e 10 kërcimeve dhe me indeksin prej +27 zgjidhet alo më i mirë i xhiros së dytë.

4. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte pa dyshim Devin Thomas i Sigal Prishtinës i cili ishte i pandalshëm në duelin kundër Vëllaznimit me plot 32 pik , 7 kërcime e 3 asistime. Paraqitja fantastike Thomasit i dha indeksin prej +36 e që ishte më i larti për alo qendër këtë xhiro.

5. Dhe krejt në fund, në pozitën e qendrës më të mirë e xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës na vjen gjiganti i Pejës Brad Waldow, që bashk me Umipig edhe ai nga banka rezervë pati paraqitje fantastike ku kompletoi double double prej 15 pikëve e 13 kërcimeve. Waldow ishtem pothuaj i pagabueshëm nga loja ku i qëlloi 5 nga 6 tentimet ndërsa i vodhi edhe dy topa. Kjo performancë atij i dha indeksin prej +24 e që
ishte larg më i miri në pozitën e qendrës.

MVP I XHIROS 3

DEVIN THOMAS (SIGAL PRISHTINA)

Dilema për MVP-në e xhiros së tretë realisht nuk kishte pasi performanca e Devin Thomasit të Sigal Prishtinës ishte fantastike, e duke e marrë parasysh punën e vështirë që e pati kundër dy gjigantëve të Vëllaznimit Willy Brown 2e13 dhe Demonte Dodd 213 kjo performancë e tij bëhet edhe më e vlefshme.

Thomas nga 32 pikët e tij 11 herë ishte i saktë nga 15 tentimet që i pati nga loja kurse i qëlloi edhe 9 nga 11 gjuajtjet e lira. Gjithashtu ai i mori edhe 7 kërcime nën kosh por kontriboi edhe me 3 asistime për bashklojtarët e tij e i vodhi edhe dy topa në mbrojtje kurse Këto shifra fantastike atij i dhanë indeksin prej +36 si edhe epitetin e MVP-së së xhiros së tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.