Basketboll

Bora debuton me fitore të thellë në basketbollin e Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e formuar sivjet e ka nisur me fitore të thellë, aventurën e saj në basketbollin e Kosovës.

Ekipi prishtinas që drejtohet nga Arben Krasniqi në stol, triumfoi thellë në udhëtim te Istogu me shifrat e përgjithshme 58-93.

Dion Haxhosaj realizoi double-double monstruoz prej 32 pikëve e 21 kërcimeve në këtë fitore të ekipit Bora sonte, 19 i kishte Mergim Jakupi si dhe nga 11 sosh i shtuan Adhurim Alija dhe Eliot Peci.

Te Istogu u dalluan, Labinot Kelmendi me 16 pikë dhe Nderim Januzaj e Andi Kabashi me nga 13 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.