Basketboll

Peja fantastike edhe në Gjakovë, vazhdon pa humbje

Peja ka shënuar fitoren e katër në këtë edicion nga katër ndeshje. Në një atmosferë fantastike në Gjakovë, verdhezinjtë kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 63:75 (15:28, 24:14, 12:18, 12:15).

Pesë minutat e parë ishin të barabartë, por më pas pejanët morën lojën në duar, duke e kontrolluar dhe duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15:28. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe e filluan furishëm periudhën e dytë, me një seri prej 10:0, për të afruar rezultatin në 25:28, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:42.

Mysafirët e nisën më mirë periudhën e tretë, për tu shkëputur në 11 pikë, 41:52 dhe kishin epërsi konstante në këtë pjesë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:60. Në dhjetë minutat e fundit vendasit u munduan të rikthehen dhe të shkrijnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit dhe Peja shënoi fitoren e katërt në këtë edicion nga katër ndeshje, 63:75, kurse kuqezinjtë kanë një fitore e tri humbje.

Damonte Dodd ishte më i miri te Vëllaznimi me 14 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja më i dalluari ishte Rodney Purvis me 30 pikë. /FBK/

Komentet janë të mbyllura.